Kultura

 
 

18. oktobar 2007.

IN MEMORIAM

POP ROK FLESHIN e sotem ia kushtojme Toshe Proeskit, njerit prej kengetareve me te njohur ne Ballkan i cili te marten, me 16 tetor, vdiq aksidentalisht. Pergatiti Millena Gluvaceviq.

Toshe Proeski ishte nje nga kengetaret me te njohur ne teritorin e ish Jugosllavise. Ishte vetem 26 vjec dhe ne karieren e vete te shkurter por me fryt, qe u nderpre brutalisht, nxorri gjashte albume studiosh me te cilat arriti sukses te madh. Pati publikun disamilionesh ne tere teritorin e ish Jugosllavise, si dhe ne diaspore. Pikerisht per kete gje shume e quanin princ te popit ballkanik. Ishte nje nga kengetaret e ralle qe pas luftes se viteve te nentedhjeta arriti te kalonte kufijte.

Todor Toshe Proeski ka lindur ne vitin 1981.ne qytetin maqedon Krusheve. Karieren muzikore e filloi para dhjete vjetesh. Ishte student i akademise muzikore ne Shkup qe per fat te keq nuk mundi ta perfundoje. Para kater vjetesh fitoi ne festivalin muzikore „Beovizija" me kengen „E kujt je" dhe pikerisht kete moment e konsideroi si kthese te madhe ne karieren e vete.

Toshe qe edhe perfaqesues i Maqedonise ne kengen e Eurovizionit me 2004. ne Stamboll dhe zuri vendin e 14.-te me kengen „Life". Te njejtin vit u be edhe ambasador regjional i Unicefit dhe me kete rast incizoi kengen „Per kete bote". Bashkepunoi me shume yje muzikore nga teritori i ish Jugosllavisesic qe Goca Terzhan, Bora Gjorgjeviq, Anja Rupel, Toni Cetinski, Bilja Kerstiq, Leontina, Zheljko Joksimoviq, Antonija Shola, Esma Rexhepova, dhe me autoret e teksteve Marina Tucakoviq, Niksha Bratosh… Xhiroi ne Londer edhe duetin me kengetaren italiane Gjana Nanini. Per diten e te dashuruarve me 14. shkurt mbajti koncertin e pare te madh ne arenen e Beogradit. Para koncertit bisedoi me gazetaret per ndjenjen e frikes para fillimit. Proeski foli per rendesine e ketij koncerti per karieren e tij dhe tha se ka shume frike. „Duhet ta pranoj se te kendosh ne Arene pas Zdravko Coliqit, Fil Kolinsit e Bajages eshte per mua nder i madh", tha atehere. Me nje rast foli per deshirat e tij te parealizuara dhe atehere tha :" Jam donator i manastirit i Ringjalljes se Krishtit te Shenjte qe gjendet shtate kilometra larg Krusheves. Jam besimtar. Te gjithe ne gabojme dhe kam deshire qe deri diku, ky eshte edhe misioni im, qe ky manastir te perfundohet. Te jete plot me njerez nga ato ane qe i besojne Zotit sepse ky eshte vend shume karakteristik. Me besoni, kete e di vetem ai qe ka qene atje...» per fat te keq deshira nuk do ti plotesohet kurre.

Albumi i fundit „Loja pa kufi", kur as nuk e enderonte se do qe fundi i karieres se tij te shkurter, doli nga fundi i gushtit. U varros me nderimet e shtetit ne Krusheven e tij ku ka lindur dhe data 17 tetor u shpall dite zie ne Maqedoni. Kujtimi per te do te zgjase shume, ndersa ata qe e adhurojne , kenget e tij do te mund ti degjojne vetem nga CD-a.


18. oktobar 2007.

BUKURITE DHE PASUTIRE: SHPELLA ZLOTSKA

Shpella Zlotska ose e Lazarit ne Serbi, afer qytetit Bor, qe eshte i njohur per minieren e bakrit u hap per vizitoret pas kerkimeve dhe zbulimeve te koridoreve te reja nga ana e ekspedites nderkombetare. Mendohet se shpella ka me shume se 40 kilomentra, dhe tanipertani, udhetimi neper kohe eshte i mundur vetem per dhjete km. Shenon Jelena Gligoriq.

Ekspertet thone se te dhjeten e teritorit te Serbise e perbejne pjeset krasike. Jane regjistruar rreth nje mije shpella, dhe kerkimet e para filluan nga fundi i shekullit te 19-te. Turistat tani mund te vizitojne vetem reth njeqind shpella, por ata qe punojne ne kete fushe besojne se do te kete permiresim per shkak te interesimit te madh te shkencetareve nderkombetare, gje qe e tregon edhe kerkimi ne shpellen Zlotska.

Ajo eshte njera prej 222 shpellave afer fshatit Zlot ne Serbine Lindore qe eshte i njohur per lokalitetet speleologe. Jane kerkuar pothuajse gjysma e tyre dhe vetem Zlotska eshte e lire per vizita te turistave. Kerkimet filluan ne vitet e gjashtedhjeta te shekullit te kaluar para se gjithash me meriten e Radenko Lazareviqit.

Hyn ne grupin e objekteve speleologjike, ka dy kanale qe i ka bere lumi, pre te cileve nje eshte i shkurter, aktiv, ndersa tjetri i thate. Shpella eshte e shquar per bukurine dhe pasurine qe zbukurojne shpellen. Te gjitha ato bejne nje pamje te mrekullueshme dhe keshtu egziston e shatervani i deshirave, ne te cilin sipas legjendes kush hedh parane e holle e ka te garantuar fatin ne dashuri, pastaj kulla e Lazarevit, qe e morri emrin sipas princ Lazarit serb qe ne Kosove luftoi me Turqit, dhe sic tregohet ushtria e tij qe fshehur ne shpelle. Vendin e zbukurojne shtyllat prej stalaktiti dhe stalagmiti dhe kehst arrihet deri ne sallen e koncerteve qe ne muret e shpelles ka vende per tu ulur. Ketu jane mysafire te regullt lakuriqet e nates dhe bile 24 lloje nga 27 sa ka ne Europe. Disa jane thelle neper koridore me qellim qe ti shmangen takimit me vizitoret. Ne dalje nga keto vende vizitoret mund te shohin edhe kockat e gurtezuara te luaneve parahistorik dhe te arinjve qe kane hyre ne keto vende te Serbise se sotme.

Ne shpellen Zlotska natyra ka krijuar shume pjese interesante, nga shkallet deri te ura. Ne cdo dhome dhe stoli egziston nje tregim, legjende, dhe ne do perseritim ate qe na tha udhezuesi: shpella paraqet vend te ashtuaquajtur arkeologjik qe ka prejardhje nga periudha parahistorike. Eshte gjetur shtresa arkeologjike nga koha e bakrit dhe e bronxit dhe shpella ka patur banore edhe gjate kohes se hekurit. Jane gjetur arme, stoli te cilat deshmojne per kohen jo te qete qe kane ndjekur emigracionet e medhaja te banoreve, per te cilat Serbia e sotme, per shkka te pozites gjeografike, ka qene gjithmone ne rruge.

Vizita e kesaj shpelle eshte vetem nje pjese e ofertes turistike dhe e bukurise se ketyre aneve, sepse pervec shpelles ketu kemi edhe lumin me te njejtin emer me gryken e vecante pothuajse gjysem kilometri. Shpesh ketu mund te shihen dhite e egra, por jeton edhe nje lloj parahistorik i insekteve, nga grupi i mizave. Lendinat vale – vale jane shume intresante per shkak pasurise se madhe te botes bimore per te cilen ata qe mirren me botanike thone se eshte 40 me i ndryshem se sa natyra ne malin Kopaonik.


15.10.2007.

DITA BOTERORE E TE VERBERVE

Ne Serbi jetojne rreth 25.000 te verber dhe persona qe nuk shohin mire, prej te cileve vetem ne Beograd rreth dy mije. Dita boterore e te verberve, 15 tetori eshte rast qe me manifestime te ndryshme qytetaret e Serbise te njihen me problemet e te verberve. Fushata nacionale realizohet me parullen „Njeriu mund te jete i verber, por sguxon te jte i padukshem". Me gjere Mirjana Otasheviq.

Si nje nga problemet me te medhaja te te verberve theksohen pamundesia e levizjes vetem. Qyteti i Beogradit deri tani ka bere shume me qellim qe shume rruge ti beje te kalueshme per te verberit, dhe pothuajse te gjithe semaforet ne qender te qytetit kane edhe sinjalizimin me ze. Te kujtojme, kjo eshte bere vetem ne qender te Beogradit dhe ne qendra te qyteteve te tjera te medhenje ne Serbi, ndersa neper qytetet e tjera jane lene ne duart e vetvetes.

Te verberit arsimohen ne vecanti ne shkollat e specializuara. Shkolla Veljko Ramadanoviq eshte shkolla me e vjeter dhe me e madhe per te verberit dhe per femijet qe nuk shohin mire dhe per rinine. Gjendet ne Beograd, dhe momentalisht atje tani vene 190 nxenes nga tere Serbia. Ne shkolle ka kopsht, shkolle tetevjecare dhe te mesme dhe internat qe eshte ndertuar ne vitin 1985 dhe eshte shume komform. Ne shkollen e mesme marrin diplomen me te cilen kane te drejte qe te punojne si operatore telefonik, teleprinteriste e per radio. Shume shpesh te rinjte punojne edhe si fizioterapeut. Ne ndertesen e shkolles punon edhe klasa e shkolles Muzikore "Kosta Manojloviq", qe u mundeson femijeve me talent qe jane te verber te marrin diplomen e shkolles se ulet, te mesme muzikore. Tanipertani ka studente te verber rreth 50 qe studiojne ne menyre te zakonshme me libra te specializuara ne letren e Braevit ose ne forme me tinguj.

Biblioteka per te verberit gjendet gjithashtu ne Beograd. Edhe sipas fondit te librave edhe per vendin qe ze kjo eshte Biblioteka me e madhe per te verberit ne Ballkan. Ajo ka libra te Braevit dhe me tinguj si dhe literature tjeter per te lexuar. Lexuesit qe jetojne jashte Beogradit i marrin librat me poste. Biblioteka "Dr Millan Budimir" nuk eshte vetem institucion qe distributon librat por eshte edhe qender kulturore per te verberit dhe ata qe nuk shohin mire ne Serbi.

Te verberve qe punpjne ne Serbi u eshte mundesuar stazhi i beneficuar i punes dhe te gjithe kane te drejte ne uljen e cmimit per qarkullim, mbrojtjen shendetesore falas si dhe ulje cmimi te sherbimeve komunale.

Personat e verber qe jetojne ne familjet e tyre kane mundesi te arsimohen, ndiejne permiresimin e kualitetit te jetes sepse sa vete e me shume firma respektojne ligjin per ndaljen e diskriminimit te personave invalide. Problem ka me ata per te cilet nuk ka kush te kete kujdes, sepse eshte e ndjeshme mungesa e qednrave ku mund te qendrojne ne vecanti per personat e moshuar te verber. Gjate viteve te fundit me problemin e tyre mirren edhe organizatat joqeveritare dhe fondet qe tregojne problemet akute te te verberve. Mesimi i qeneve kushton rreth 5000 euro, keshtu qe i kane me pak se rreth 10% ne tere Serbine. Vitin e kaluara u nis idea per ndertimin e qendrave regjionale per qendrimin ditor per te verberit qe jetojne ne Beograd ndersa numri dhe realizimi i projekteve varet nga donatoret.


10.10.2007.

POP ROK FLESH

Te dashur degjues, rubriken e kesaj jave POP ROK FLESH ne te cilen prezantojme skenen muzikore te Serbise ia kushtojme grupit te ri metalik spid NIGHTFALL, fitues te Kitariades se sivjetshme te Zajecarit, te manifestimit me te madh rok ne vendin tone. Pergatit Millena Gluvaceviq.

Grupin NIGHTFALL e themeloi Sllobodan Stoshiq artist nga Beogradi. Ai dhe miku i tij Oliveri kerkuan muzikantet per grupin e tyre dhe shpejt e kuptuan se kjo nuk eshte pune aspak e lehte. Por, perpjekja pati sukses dhe kur u bene shoqeri Zharko, Maks e Andrej bendi me ne fund mund te fillonte nga puna. Kenget e tyre te frymezuara me kalimin e kohes, dhe shume prej tyre flasin edhe per dashurine dhe vetmine.

Incizimi Demo me gjashte kenge qe e nxorren me emer TE GJITHE IKIN i sherbeu grupit NIGHTFALL si fillim i mire per daljen e albumit te pare, qe eshte ne fazen perfundimtare. Deri tani ky grup ka marre pjese si mysafire shume here ne programin e radios 202, dhe pervec kesaj kane qene anembane Serbise me grupet e tjera rok, neper koncerte te vizituara shume mire. Kenget e grupit NIGHTFALL publiku i priti me kenaqesi te madhe dhe suksesin me te madh ky grup e arriti me kengen MBASE PIKERISHT TANI qe ka qene gjate ne vendin e pare te top listave. Gjate vitit 2006 kjo kenge zuri vendin e dyte ne konkurencen per HIT TE VITIT ne Radion 202. Nje pjese te madhe te vitit te kaluar anetaret e grupit e kaluan duke punuar dhe puna e tyre me se fundi perfundon me sukses, sepse ne gushtin e vitit 2007 fituan ne „Kitariaden e Zajecarit", te manifestacionit tradicional te muzikes rok, gje qe ndikoi shume qe ata te behen te njohur per publikun e gjere. Se shpejti pritet promovimi i albumit te tyre dhe nderkohe ky bend po vazhdon te prezantoje muziken e vete anembane Serbise duke qene mysafire ne shume televizione e ne emisione te ndryshme muzikore. Eshte interesante se ka perfunduar edhe versioni anglez te njeres prej kengeve te grupit NIGHTFALL.


10.10.2007.

BUKURITE DHE PASURITE: VJELJA E OPLENCIT

Vererat ne Serbi, si kudo ne bote, kujtohen per kualitetin e rrushit ne vitin e prodhimit. Ne vitet e kualitetshme hyne edhe viti 2007 qe sipas mendimit te atyre qe mirren me vreshtat ka qene I shkelqyer per rrushin dhe veren e kualitetshme. Edhe uikendin e ardhshem rrushi I embel do te jete shenues kryesor I Vjeljes se 44-te te Oplencit, manifetsimit turistik ne Topole, ne qytezen ne zemer te Shumadise. Shenon Jellena Gligoriq.

Keto dite neper qendren e Beogradit shetiten vajzat nga Topola me veshje popullore dhe me shporta me rush qe ftuan ne mbledhjen e rushit ne Oplenac qe ka kohe qe eshte nje nga manifestimet e krijimtarise popullore dhe prodhimeve bujqesore. Sipas fjaleve te kryetarit te komunes se Topolles Dragan Jovanoviqit Takimi I sivjetshem I grupave me te mire folkloric dhe kengetar do te plotesoje Panarin e vererave dhe Panairin e Suvenireve qe ka edhe karakter te ndeshjes. Vitin e kaluar gjate tre diteve sa zgjati manifestimit, Topollen e vizituan rreth 200 mije njerez, ndersa organizatoret kete vit presin numer me te madh te njerezve.

Topola eshte larg Beogradit rreth 80 kilometra dhe eshte nje nga komunat prej shtate ne rrethin e Shumadise. Ne keto ane bujqesia eshte dege kryesore e ekonomise dhe rendesi te madhe kane frutat ne vecanti vreshtat. Qyteza eshte e njohur edhe si djepi I dinastise Karagjorgjeviqeve kun e fillimin e shekullit te 19.-te ka qene qender e shtetit serb. Sipas legjendes ne vendin ku jane kryqezuar kater drejtime linden dhe u rriten peme te medhaja te plepave te bardhe dhe prandaj gjate kohes vendi u quajt Topola (Plepat). Ky eshte qytet I Karagjorgje Petroviqit, te kryesuesit te Pare te kryengritjes se pare serbe kunder turqeve dhe pastaj Mbretit Petar I Karagjorgjeviq e zgjidhi per vendin e tij. Vendi eshte ne uljet e maleit Oplenac qe e morri emrin sipas pemeve qe jane rritur ne te. Parku pyjor Oplenac eshte nen kujdesin e shtetit dhe mbulon 80 hektare dhe ketu eshte vend I vertete me ajer te paster dhe prandaj Topola ofron kushte te shkelqyera per pushim. Ketu vijne me kenaqesi edhe peshkataret sepse asnje nuk kthehet pa trofe.

Dikur ne keto ane cdo njeri ka patur vreshta dhe per festa ka nxjerre ne tryeze veren e vete. Keshtu u degjua per kualitetin e ketyre vererave qe ne shekullin e kaluar kane arritur deri ne Londer e Vjene. Ne keto kohe u krijua edhe Shoqeria Vencacke e vreshtetareve dhe aty gjendet edhe bodrumi mbreteror ku ka edhe verera nga arkivi qe jane me siguri vererat me te vjetra ne Serbi te bera nga rrushi I ketyre aneve. Kjo eshte per shembull vera e Oplencit nga viti 1931, pastaj Zhilavka, Burgundaci I bardhe. Bodrumi I mbretit ka dy kate nen toke me temperature prej 8 gradesh dhe net e ka 99 fuci, secila prej 4000 litra.

Gjate kohes se mbreterimit te Karagjorgjeviqeve eshte ndertuar edhe shtepia e Vreshtetareve qe eshte perdorur edhe si strehim per ata qe kane drejtuar punen aty. Tani atje eshte vend galerik dhe legat I piktorit te njohur serb Nikolla Graovcit qe nje pjese te mire te jetes se tij e kaloi ne Topole. Ardhja ne vjeljen e Oplencit eshte rast I mire qe te dhihen edhe pasuri te medhaja kulturore te kesaj qyteze te Shumadise ne te cilen sikur koha qendron dhe ka mbajtur pamjen dhe atmosferen tipike per vendet serbe nga fundi I shekullit te 19-te.

 

Copyright © The International Radio Serbia and Montenegro