Historia e radios

 

 

Historiati i Radio Jugosllavise   Radioja nderkombetare e Serbise eshte i vetmi stacion radio-difuziv qe nepermjet valeve te shkurtera trasmeton programin ne te gjitha pjeset anembane botes ne dymbedhjete gjuhe te botes - anglisht, frengjisht, gjermanisht, rusisht, spanjolle, arabisht, shqip, greqisht, italisht, hungareze, kineze dhe serbe. Ky eshte nje nga stacionet me te vjeter me vale te shkurtera, dhe per kete flet fakti se eshte themeluar bile gjashte vjete para Zerit te Amerikes. Transmetimi i programit per jashte shtetin nga ky vend ka filluar me 8 mars te vitit 1936 ne Mbreterine e Jugosllavise, dhe shkak direkt per kete ishte nevoja per kundershtimin e propagandas fashiste. Ne nentor te vitit 1941, gjate kohes se pushtimit te Beogradit me Luften e Dyte botere, filloi te punoje JUGOSLLAVIA E LIRE e cila deri ne vitin 1945 ka transmetuar programin nga qyteti Ufe ne Urale. Nga viti 1945 programi per jashte shtetit transmetohet ne perputhje te Radion Beogradit. Me vendimin e qeverise se Republikes Federative Popullore te Jugosllavise eshte themeluar RADION JUGOSLLAVIA e cila, ne kete status ka punuar deri ne vitin 1954, kur Radio Beogradi merr perseri transmetimin e programit per jashte shtetin. Vendimi per themelimin e organizates informative punuese te Radio Jugosllavise eshte marre me 26. januar te vitit 1977. ndersa radioja si institucion I vecante fillon te punoje me 2. shkurt te vitit 1978. Radio Jugosllavia Radioja Nderkombetare e Serbise ka prezentimin ne Internet nga marsi i vitit 1997. Ne adresen www.radioyu.org cdo dite mund te degjoni programin ne gjashte gjuhe - serbisht, anglisht, frengjisht, gjermanisht, rusisht dhe spanjisht dhe ta ndiqni ne forme te shkruar ne dymbedhjete gjuhe - serbisht, anglisht, gjermanisht, rusisht, frengjisht, spanjisht, italisht, greqisht, hungarisht, arabisht, shqip, dhe kineze. Stacioni ka kontakte te rregullta me degjuesit nga vendi dhe bota. Ne redakcion gjate vitit arrijne me mijere letra nga te gjitha anet e botes. Programi i Radios Nderkombetare te Serbise, JU Radio, eshte themeluar me 9. mars te vitit 1991. ne momentin kur beheshin proteste te medhaja te qytetareve. Idea kryesore e krijimit te kesaj radiojeje ishte qe te plotesohej boshlleku i krijuar me fikjen e perkohshme te Radios B92 dhe Radio Indeksit, te cilat u mbyllen gjate ngjarjeve te nente marsit. JU Radio gjate viteve te 90-ta ishte nje nga radiot me liberale dhe me programin e vete nje nga me te degjuarat ne Beograd. Ne gjysmen e dyte te te 90-ta, JU Radio ne bashkepunim me Radion e Malit te Zi ka transmetuar programin edhe per kete republik, dhe sipas popullaritetit dhe te dergjuarit i kaloi programet e radiove ne ato vende. Nga fundi i te 90-ave Radio Serbia dhe JU Radio nen regjimin e Sllobodan Millosheviqit dhe drejtimin e Ivan Markoviq, fituan erresire informative. Pas ndryshimeve te 5 tetor te vitit 2000, Radios Serbia dhe Radio JU kthehen ne punen normale, duke u udhehequr nga kembengulja per arritjen e standardeve te larta profesionale. JU Radio me 16 tetor 2006 e nderpreu transmetimin duke respektuar Ligjin per ndryshimin dhe plotesimin e Ligjit per radiodifuzionin dhe porosite e Keshillit te agjencise se radiodifuzionit te Republikes qe stacionet qe ne konkurs nuk morren frekuencat te nderpresin programin. Ju Radio eshte ndermjet 33 radio e TV stacioneve nga Beogradi te cilat konkuruan per marrjen e frekuencave por nuk I morren. Shkaku per te cilin YU RADIO nuk morri frekuencat, sipas vendimit te ARR, eshte se ky radio eshte ne pronen shteterore.