Daily news - language : Albanian

Nė takimin dyditor tė Kėshillit ministror tė Bashkimit Europian i cili fillon nesėr nė Luxemburg, ministrat e jashtėm tė 15-it duhet tė miratojnė konkluzionet mbi Ballkanin Perėndimor, aderimin e Serbisė e Malit tė Zi nė Kėshillin e Europės si dhe tė shqyrtojnė masat e ndihmės konkrete financiare pėr Beogradin dhe Podgoricėn. Ministrat i japin mbėshtetje tė plotė pėrpjekjeve tė Qerverisė sė Serbisė pėr luftimin e krimit tė organizuar dhe pėrshėndesin arritjet e deritanishme nė kėtė fushė.


SHBA me aleatėt e tyre europianė do tė jenė edhe nė vitet e ardhshme tė angazhuara nė demokratizimin e Ballkanit, deklaroi nė Uashington ndihmės sekretarja amerikane e shtetit pėr ēėshtjet europuiane dhe euroaziatike Elizabeth Jons. Synimi i pėrbashkėt i SHBA dhe qeverive tė vendeve ballkanike ėshtė avancimi i demorkacisė, reformat ekonomike, qėndrueshmėria dhe paqja nė rajon, si dhe integrimi nė NATO dhe Bashkimin Europian, saktėsoi Jons. Kjo funksionare e lartė e Departamentit tė shtetit shprehu premisėn se vendet e Ballkanit do tė bashkėpunojnė edhe mė tej ngushtė me SHBA nė luftėn globale kundėr terrorizmit, por edhe nė zgjidhjen e ēėshtjeve tė mbetura poskonfliktuoze, duke pėrfshirė edhe problemet e kriminelėve tė luftės dhe kthimin e refugjatėve.


Ministri i Financave i Serbisė Bozhidar Gjeliē, i cili ndodhet pėr vizitė disaditėshe nė Uashington, deklaroi se nė takimin e pėrfaqėsuesve tė Bordit tė FMN dhe Bankės Botėrore u arrit zgjidhja pėr pėrfaqėsimin e komunitetit shtetėror tė serbisė e Malit tė Zi nė institucionet ndėrkombėtare financiare. Nė intervistėn pėr Zėrin e Amerikės, Gjeliē tha se zgjidhja e gjetur balancont ndėrmjet dy synimeve – i pari, qė funksionon ndaj FMN dhe BB dhe bėn tė mundur zbatim normal tė programeve tė tyre, dhe i dyti i cili siguron pėrfaqėsim tė mjaftueshėm edhe pėr Serbinė edhe pėr Malin e Zi. Ministri pėr marrdhėnie ekonomike me jashtė i Serbisė Goran Pitiē tha se u dha premtimi i Bankės Botėrore se konferenca donatore pėr Serbinė dhe Malin e Zi do tė mund tė zhvillohet nė shtator.


Ministri pėr marrdhėnie ekonomike me jashtė i Serbisė e Malit tė Zi Branko Lukovac deklaroi se kusht pėr fillimin e negociatave tė asocim-stabilizimit me Bashkimin Europian pėr komunitetin shtetėror ėshtė vendosja e tregut unik dhe bashkimit doganor. Me Marrveshjen e Beogradit ėshtė rėnė dakord qė Serbia dhe Mali i Zi bashkarisht tė punojnė nė drejtim tė harmonizimit tė politikave dhe regjimeve tė tregtisė, por edhe me Bashkimin Europian , ka thėnė Lukovac pėr VEĒERNJE NOVOSTI.


Ministri i Punėve tė Brendėshme tė Serbisė Dushan Mihajlloviē anuncoi se aksioni SHPATA do tė zgjasė derisa urdhėrdhėnėsi, inspiruesi, organizatori, ekzekutori dhe ndihmėsi i fundit i krimeve monstruoze nė tė kaluarėn tė nxirret pėrpara drejtėsisė. Prej njerėzve tė tillė nuk kanė mbetur shumė dhe ata mund tė numėrohen me gisht, deklaroi Mihajlloviē pėr gazetėn POLITIKA. Ai ka vlerėsuar se pas operacionit SHPATA krimi nė Serbi nuk do tė jetė i fuqishėm dhe me potencė dhe nuk do tė ketė rastin tė sundojė nė shtet, gjyqėsor dhe media.


Copyright(C.) Radio Jugoslavija